Aksident zinxhirë në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

schedule18:57 - 25 Shtator, 2021

schedule 18:57 - 25 Shtator, 2021

Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 5 makina. Për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja  S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës- Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit../abcnews.al/