Një aksident “zinxhir” ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë kufirit gjermano-çek janë lënduar 16 persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas mediave të huaja, në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion, i cili dyshohet se ishte shkaku fillestar i aksidentit, pas të cilit janë përfshirë disa makina të tjera.
Siç raportohet më tej, aksidenti ndodhi pranë Bad Gottleuba-Berggiesshübel në drejtim të Dresdenit. Nuk dihej fillimisht përse ka ndodhur aksidenti dhe sa dëme janë shkaktuar.
Kjo pjesë e autostradës ishte mbyllur që nga mbrëmja dhe mbyllja ka vazhduar herët në mëngjesin e së hënës.
/abcnews.al