Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Tapizë, vdes një nga shoferët, dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

schedule23:00 - 23 Korrik, 2021

schedule 23:00 - 23 Korrik, 2021

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Tapizë të Fushë-Krujës. Mësohet se rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 makina.

Viktimë e këtij aksident ka mbetur Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!