Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj! Një prej tyre një 25-vjeçar shqiptar

schedule14:19 - 7 Janar, 2021

schedule 14:19 - 7 Janar, 2021

Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Montorio Romano në Itali. Sipas mediave italiane viktima janë Dante Cappai 23-vjeç dhe Erik Vuka 25-vjeç me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në veri të kryeqytetit. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë u përplas me murin rrethues të varrezave.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u gjendën menjëherë në vendngjarje por nuk mundën të shpëtonin dy të rinjtë nga vdekja. Vuka u transportua me ambulancë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin Grottarossa.



Autoritetet italiane tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e plota që shkaktuan aksidentin tragjik./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!