Aksident tragjik në Greqi, vdesin dy shqiptarë, një i plagosur

schedule13:23 - 9 Maj, 2018

schedule13:23 - 9 Maj, 2018

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur.

Sipas mediave greke, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar i dehur, humbi kontrollin dhe përplasi dy makina në aksin rrugor Athinë – Pire.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç që udhëtonin me makinë, kurse u plagos një grua shqiptare 35-vjeçare, shofere e automjetit të dytë. Ajo është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Sipas policisë greke, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin kishte konsumuar alkool në masën 0.50 miligramë, ndërkohë që limiti është 0.10.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e aksidentit të rëndë. /tvklan.al