Një aksident i rëndë rrugor në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Nga përplasja e fortë, të dy drejtuesit e mjeteve Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, pasagjeri i cili ndodhet në gjendje të rëndë Andrea Begaj është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al


