Një fëmijë 12-vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Fëmija u përplas nga një makinë tip “Golf 5”, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Gazetari i ABC, Elton Nikaj sjell pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti dhe transportimi i fëmijës fillimisht në spitalin e Vlorës, ndërsa pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar/ Abcnews.al



