Aksident në Tiranë, drejtuesi i motorit përfundon në spital

schedule22:08 - 22 Tetor, 2021

schedule 22:08 - 22 Tetor, 2021

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” ndërsa policia raporton se një makinë është përplasur me një motor.

Raportohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Fillimisht ai qëndroi i shtrirë në tokë,  ndërsa pranë ishin mbledhur edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët janë ndodhur në rrugë, kur ka ndodhur ngjarja.

Më datë 22.10.2021, rreth orës 21:15, tek kryqëzimi i Don Boskos, mjeti me drejtues shtetasin B. B, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin I. S, rreth 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.