Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pasditen e kësaj të premteje pranë fshatit Gajush, në superstradën Milot–Lezhë.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga një tentativë parakalimi e gabuar, e kombinuar me mosrespektimin e distancës së sigurisë nga njëri prej drejtuesve të automjeteve.



