Aksident në Lushnje, përplasen tre automjete, plagoset 65-vjeçarja

schedule15:20 - 20 Nëntor, 2023

schedule 15:20 - 20 Nëntor, 2023

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dushk në Lushnje.

Mësohet se një automjet tip “Audi” dhe automjeti tip “Benz”, dhe një tjetër automjet, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, 65 vjeçarja, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/