Një 71 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes.
Hekuran Xhelo, ishte duke lëvizur me mjetin bujqësor tip zetor me rimorkio për të shkuar të punonte në tokat e tij. Në një pjesë të rrugën në dishezë, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin duke përfunduar në kanalin përbri rrugës. Përmbysja e mjetit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkakut te aksidentit.


