Aksident në Fier, një i vdekur dhe dy të plagosur

schedule15:40 - 15 Maj, 2019

schedule 15:40 - 15 Maj, 2019

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit”, pranë Poçemit Mallakastër.

Të dëmtuarit, Elson Cane 35 vjeç dhe Taulant Hoxha 32 vjeç janë dërguar në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas policisë, një “Benz” është përplasur me një furgon.

Viktima drejtonte mjetin tip Benz, kurse dy të plagosurit janë pasagjerët e furgonit. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkakut të kësaj ngjarjes, por sipas dëshmitarëve thuhet se njëra nga makinat ka qenë me shpejtësi./ABC News Albania 24/7