Aksident në Fier, mjeti përplas këmbësorin

schedule22:09 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:09 - 20 Shtator, 2020

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Fierit në fshatin Daullas rreth orës 21:15.

Sipas policisë një 19-vjeçar me iniciale K.E. duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një 46-vjeçar i cili ishte duke lëvizur në këmbë në Daullas.

Mësohet se 46-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq policia ka bërë të mundur shoqërimin e 19-vjeçarit ndërsa po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

N.D./abcnews.al