Aksident në aksin Sarandë-Delvinë/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

schedule10:47 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 10:47 - 5 Dhjetor, 2023

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, tek vendi i quajtur ish – pularia në Shijan.

Automjeti tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. Sinaj 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime  të lehta dhe merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun./abcnews.al