Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen autobusi i punonjësve të kampit të Gjadrit dhe dy automjete, dy të plagosur

schedule12:27 - 5 Mars, 2025

schedule 12:27 - 5 Mars, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren.

Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete, një autobus i punonjësve italiane të kampit të emigranteve te Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë.

Sipas raportimeve të deritanishme, nga aksidenti kanë mbetur te lënduar dy persona, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Mësohet se kamionçina po lëvizte në drejtim të Balldrenit kur është ndeshur ballë për balle me autoveturën që po tentonte të parakalonte  autobusin me punonjësit e kampit të Gjadrit në një segment ku sinjalistika nuk e lejon diçka të tillë. Për shkak të përplasjes së fortë kamionçina është rrotulluar në drejtim të kundërt me lëvizjen duke prekur edhe autobusin që lëvizte në drejtim të Lezhës.

Për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u bllokua për rreth një orë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!