Aksident tragjik në autostradën Lushnje–Fier. Një i ri 34-vjeçar i identifikuar si Armando Selmanllari, ka humbur jetën pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vajkan.
Sipas informacioneve paraprake, ai po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



