Aksident me tre të plagosur në Maliq, mes tyre një 14-vjeçar

schedule14:18 - 15 Shtator, 2022

schedule 14:18 - 15 Shtator, 2022

Maliq – Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq.

Në këtë aksident janë përfshirë mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues A. M.

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volksëagen”, Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/