Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ka të plagosur

schedule20:21 - 11 Shtator, 2022

schedule 20:21 - 11 Shtator, 2022

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë në vendin e quajtur “Kthesa e Kabashit” janë përfshirë në  aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në  aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!