Vjehrra dhe nusja e saj kanë gjetur vdekjen, pasi u përplasën nga një automjet që po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin Shkodër -Koplik. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që aksidentoi dy këmbësorë.
18 vjeçarja që u aksidentua bashkë me vjehrrën ka ndërruar jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dyja mbetën viktima, pasi u përplasën nga një mjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Hasije Bajrakurtaj, 58 vjeçe gjeti vdekjen në vend kurse, 18 vjeçarja Esmeralda Bajrakurtaj mbeti e plagosur, por nuk mundi të mbijetojë. Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër – Koplik.
Vjehrra dhe nusja ishin duke ecur në këmbë në anë të rrugës kur janë përplasur nga një makinë. Drejtuesi i mjetit mbahet i shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.
Ndërsa një grup hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./abcnews.al