Aksident i rëndë në Vorë, humb jetën 60 vjeçari

schedule17:35 / 09/12/2019

Policia e Tiranës me anë të një informacioni paraprak ka njoftuar se një 60 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar për vdekje një 60 vjeçar, i cili është ende i paidentifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Prezë në afërsi të Vorës.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rrethanat e këtij aksidenti.

 Njoftimi i Policisë:

“Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë”./abcnews.al

 

schedule17:35 / 09/12/2019