Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut në Tiranë.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se makina e aksidentuar është me targa diplomatike.
Konkretisht makina i përket ambasadës ruse në Tiranë, ndërsa si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus të akredituar në Tiranë, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit.
View this post on Instagram
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia sakaq ndodhet në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi tejnormave të lejuara, cka ka sjellë daljen e saj nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. r.t/abcnews.al