Aksident i frikshëm/ Makina përmbyset në rrugë, shpëtojnë mrekullisht shoferja dhe fëmija i saj

schedule10:45 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 10:45 - 26 Dhjetor, 2020

Një nënë e re bashkë me fëmijën e saj arritën të shpëtojnë për mrekulli nga një aksident i frikshëm i ndodhur në Patras të Greqisë.

Sipas mediave greke, gruaja po drejtonte automjetin e saj nga Pirgos drejt zonës së Patras kur në një kthesë ajo humbi kontrollin. Automjeti doli nga rruga, u përmbys për disa metra.

Nëna dhe fëmija mbetën të bllokuar por një oficer popatralicie arriti të njoftonte në kohë ekipet e urgjencës.

Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë. Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të saj./mv.abcnews.al