Aksi Rrogozhinë-Durrës i rrezikshëm për shkak të inerteve, rruga nuk pastrohet nga firma që ka fituar tenderin

schedule20:40 - 20 Shkurt, 2022

schedule 20:40 - 20 Shkurt, 2022

Inertet të derdhur anë mes të rrugës e kanë kthyer aksin Rrogozhinë – Durrës në një aks tepër të rrezikshëm. Shumë kamionë apo makina të tjera pune që kalojnë në këtë aks kanë lënë pas inerte, por pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm të qytetarëve firma e mirëmbajtjes “2 T”  që ka fituar tenderin, nuk ka ndërhyrë për të pastruar rrugën.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, ka siguruar edhe pamjet në rrethrrotullimin pranë Rrogozhinës, ku sasi të konsiderueshme inertesh ndodhen në mes të rrugës. Makinat detyrohen të bëjnë devijime të rrezikshme për të shmangur inertet në rrugë.

Sjellim në vëmendje se firma e mirëmbajtjes së rrugës “2T”, nuk është hera e parë që nuk e ka kryer detyrën për të cilën ka fituar edhe tenderin miliona lekë. Pak kohë më parë, aksidenti me tre viktima nuk do të ndodhte nëse firma e mirëmbajtjes së rrugës “2T” dhe drejtoria e rrugëve do të kujdeseshin për aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Barriera metalike ka qenë e dëmtuar para dy muajsh dhe nuk është riparuar. Fati i keq i viktimave që mjeti ra pikërisht në pjesën e rrugës që është pa mbrojtëse. Banorët e zonës thane në atë kohë se aty kanë ndodhur dhe aksidente të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!