Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin, me kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestrimin e një numri të madh pasurish me vlerë mbi 40 mln euro.
Mes pasurive të sekuestruara në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera, përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.
GJKKO ka sekuestruar pasuritë e ish drejtoreshës së AKSH Mirlinda Karçanaj, të biznesmenit Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Elison Jorgji.
Dosja po hetohet nga prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.


