Akrobati Gerald Shima: Para incidentit i kam dërguar letër drejtuesve për amortizimin e çadrës

schedule14:55 - 13 Janar, 2020

schedule 14:55 - 13 Janar, 2020

Duket si një ngjarje e paralajmëruar, kur akrobati i cili u dëmtua në arenën e cirkut kombëtar, Gerald Shima thotë se, para incidentit i kishte dërguar letër udhëheqësit artistik dhe ministres së Kulturës, për rrezikun që ndjenin në çadër.

Akrobatja dhe  sekretarja e  shoqatës së cirkut Kombëtar Erisa Hoxha, pranon se pak më herët ka ndodhur edhe një incident tjetër, po në provat e kësaj shfaqje, incident që u rrëfye për ABC News nga koreografi dhe regjisori Llaqi Nako.

Ndërsa artistët thonë se në Cirkun Kombëtar nuk ka as kuti të ndihmës së shpejtë. Gjithashtu ata kërkojnë edhe përmirësim të kushteve

Aktivitetet artistike në Cirkun Kombëtar pritet të nisin në muajin mars me “ Katedralen e Parisit”, pasi të marrë certifikimin teknik nga specialistët./abcnews.al