Akord tek Atletico Madrid: Ulen rrogat me 70%, festojnë 430 punëtorë

schedule19:40 - 2 Prill, 2020

schedule 19:40 - 2 Prill, 2020

Lojtarët e radhës që pranojnë një ulje të konsiderueshme të pagave të tyre janë ata të Atletico Madrid. Biseda mes tyre, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit ka prodhuar një rezultat pozitiv. Akordi është arritur dhe të gjithë kanë vendosur të pranojnë një ulje të pagave me 70%.

Ky veprim “shpëton” 430 punonjësit në total të kubit spanjoll, të cilët kanë ruajtur vendin e tyre të punës dhe mund të marrin rrogat. Ulja me 70% e rrogave të pamarra do të aplikohet te skuadra e parë, skuadra B e Atleticos dhe ajo e femrave.

Kjo marrëveshje do i mundësojë 430 punonjësve të mbajnë të gjithë pagën e tyre: gjysma do të paguhet falë lojtarëve dhe stafit teknik , gjysma tjetër do të përballohet nga drejtuesit e “Colchoneros”. /abcnews.al