“Të ndash skenën me bashkëshortin është një emocion i fortë”, kështu është shprehur në emisionin “Pas Mesnate”, pianistja DHurata Laze e cila është e martuar me artistin Zija Bejleri.
Ajo ndër të tjera thekson se njohja me të ishte një dashuri me shikim të parë. Lazo thekson se bashkë me bashkëshortin janë munduar që të bëjnë ndarjen e të qenit në skenë dhe në shtëpi.
Pianistja ka folur dhe në lidhje me djalin e saj autik ku shprehet se në fillim ishte si një makth pasi nuk kishte shumë informacion në lidhje me rritjen e një fëmije të tillë, por siç thekson ajo të gjithë jemi të ndryshëm ndaj jeta vazhdon dhe çdo gjë në këtë jetë e ka një zgjidhje.
“Unë kam dëshiruar që të martohesha me violinist, dhe nuk më kishte shkuar mendja për një person që studionte për abohe dhe saksofonin e kishte si element të dytë, mendoj se ka qenë dashuri me shikim të parë. Në skenë jemi partnerë dhe mundohemi që të gjejmë kiminë për të luajtur sa më bukur, në familje jemi bashkëshortë dhe shumë shokë, ka momente që unë largohesha nga shtëpia dhe duhej të merrte përgjegjësinë ai dhe anasjelltas.
Në Gjermani është dashur shumë që unë të përkushtohem ndaj djali tim që është autik. Djali nuk ka pasion për muzikën por e kam gjithmonë me vete dhe kur shikoj sytë e tij marr tjetër motiv. Në fillim kur nuk ke informacion të kap ankthi, pasi nuk do të jetë njëlloj si të tjerët, por unë e mendoj se është një botë shumë e bukur, kur unë studioj pjesët e muzikës a nuk është e lodhshme dhe ajo. Por ankthi i nënave fillon te arsimimi i tij, jo tek fakti që ka një fëmijë ndryshe, pasi nëna dhuron gjithmonë dashuri pavarësisht çdo lloj problemi që dhuron fëmija. Me djalin nuk komunikoj me fjalë, por me sy, me natyrën me lulet. Dikur k pasur leximin por ndërrimi Itali gjermani bëri që të donte pak kohë për përshtatje. Tani është shëtitja”, është shprehur Dhurata Lazo.
Gjithashtu mes emocionesh pianistja Lazo tregon se pengu saj më i madh ishte ndarja nga babai i saj që tashmë që nga viti kur ka ikur jashtë vendit e deri më tani vetëm 2 herë ka qenë të varri I të atit por sërish e ka të pamundur emocionalisht ta përballojë një gjë të tillë.
“Pengu im më i madh ka qenë takimi me tim atë, pasi kur unë ika jashtë nuk munda që të kthehem më. Kam shkuar 2 herë në Gjirokastër dhe kur kam shkuar të takoj atje te vendi që ai prehet jam sëmurë keq dhe e kam të pamundur ta përballoj emocionalisht këtë takim me të. Ai ka pasur një përkujdesje të madhe madje më ka prerë edhe thonjtë”, ka thënë ajo./abcnews.al