Akhmat Grozny “fluturon” me dyshen Berisha-Roshi

schedule14:32 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:32 - 25 Shtator, 2019

Bernard Berisha dhe Odise Roshi ishin protagonistë në kualifikimin e Akhmat Grozny në Kupën e Rusisë. Klubi çeçen ka kaluar në fazën e 1/8-ve dhe dy mesfushorët shqiptarë lanë gjurmë me golat e shënuar.

Berisha ishte ai që i dha avantazhin Akhmat Grozny në minutën e 76-të, por SKA Khabarovsk ia doli të barazonte dhe koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Në 30 minutat shtesë skuadrat shënuan edhe nga një gol dhe ekipi që kaloi më tej u përcaktua pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Për Akhmat Grozny i pari që realizoi ishte Berisha, kurse golin e fitores e shënoi Roshi. Në turin tjetër Akhmat Grozny përballet me Luch Vladivostok, ekip i ligës së dytë, dhe është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale. /abcnews.al