Ajax “shkatërron” gjithçka vetë, skuadra e Zwolle i “rrëmben” 1 pikë “Harkëtarëve” në “Johan Cruijff Arena”

schedule21:01 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 21:01 - 17 Dhjetor, 2023

Pritej një rikthim i tyre te fitoret, por duket se këtë javë gjithçka ka shkuar keq, në “Johan Cruijff Arena”, me “Harkëtarët” e Ajax, që nuk kanë shkuar më shumë, se barazimi 2 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit holandez të futbollit, Eredivisie, ndaj skuadrës së Zëolle.

Të parët në avantazhin 2 me 0 ishin “Harkëtarët” vendas, që gjetën dy herë rrjetën, në minutat 35’ e 48’, falë talentit holandez, Brian Brobbey, mirë një dopietë e “bomberit” gjerman, Lennart Thy, në minutat 60’ e 89’, të pjesës së dytë shkatërroi gjithçka për vendasit duke “vulosur” barazimin si rezultat final.

Falë këtij barazimi, skuadra e Ajax qëndron, po në vendin e 5-të të renditjes, por kësaj here me 25 pikë, më 2 pak se ndjekët e Go Ahead Eagels, ndërsa skuadra e Zwolle mbetet në vendin e 11-të të renditjes, me 18 pikë, pas 16 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al