“Air Albania” pritet të nisë fluturimet brenda verës

schedule16:33 - 10 Qershor, 2018

schedule 16:33 - 10 Qershor, 2018

“Air Albania” pritet të nisë fluturimet brenda verës. Premtimi vjen nga bashkëaksioneri i kompanise Sinan Idrizi i pyetur nga BIRN. Ndërkohe kompania synon që brenda Dhjetorit të nisë edhe fluturimet transatlantike.

“Ne do të jemi agresivë në treg”, është shprehur Idrizi.

“Brenda verës do të fillojnë fluturimet në destinacionet europiane ndërsa synimi është që nga Dhjetori të nisim fluturime drejt Shteteve të Bashkuara.”

“Air Albania” vjen pas vendimit të qeverisë për krijimin e një kompanie fluturimesh në bashkëpronësi mes Turkish Airlines, Albkontroll dhe një kompanie të saporegjistruar në Vlorë, MDN Investiment.

Kryeministri Edi Rama çeli thirrjen e aplikimeve për punësim në Mars të këtij vit, ndërkohë stafi i kompanisë ajrore, sipas Idrizit, po trajnohet nga Turkish Airlines dhe pas pak javësh do të kthehet në Shqipëri për të filluar punën./abcnews.al