“Air Albania” pret derbin e 172-të, publikohen formacionet e sfidës Tirana-Partizani

schedule18:15 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 18:15 - 3 Dhjetor, 2023

Në orën 19:00, mitikun “Air Albania” do të “pushtohet” nga brohorimat e tifozëve, teksa në fushën e blertë do të zbresin “gjigantët” e futbollit shqiptar, “Bardheblutë” e Tiranës dhe “Demat e Kuq” të Partizant, në derbin e 172-të të kryeqytetit, ku nuk pritet asgjë më pak se spektakli nga këto skuadra.

Të dy ekipet vijnë me mungesa në këtë takim, gjithsesi trajnerët Ahmataj dhe Abilalaliaj kanë vendosur për formacionet e këtij takimi, ku qartazi në letër, “Demat e Kuq” kanë një ekip më të kompletuar se “Bardheblutë”.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani.

Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maguette, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsouka.

Trajner: Arbër Abilaliaj /i.m /abcnews.al