“Ai miu i kanaleve dhe xhuxhi hormonal”, zbulohen bisedat skandaloze ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës

schedule14:20 - 12 Janar, 2023

schedule 14:20 - 12 Janar, 2023

Sulme të ashpra, ofendime të vërteta drejtuar Lionel Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës.

Kjo është ajo që del nga disa biseda të përgjuara nga policia katalanase dhe të publikuara nga “Sport”, që datojnë në fillim të vitit 2021, kur argjentinasi po hynte në muajt e fundit të kontratës me katalanasit. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “miu i kanalizimeve” dhe “xhuxhi hormonal”, ku akuzohet se ka vendosur një diktaturë të brendshme brenda klubit në lidhje me politikat e transferimit dhe rinovimit.

Protagonistët e bisedave në Whatsapp janë ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, ish-CEO Oscar Grau, drejtori financiar Pancho Schroder, drejtori i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë si Jordi Moix, Oriol Tomas dhe David Bellver. Megjithatë, më elokuenti nga të gjithë është Roman Gomez Ponti, në atë kohë krehu i shërbimeve ligjore të Barçës, nga pajisjet elektronike të të cilit rrjedhin përgjimet e Mosses d’Esquedra.

Shkëmbimet e mendimeve për grupin , ndizen në një mënyrë të veçantë në ditën kur gazeta “El Mundo” publikon detajet e kontratës së Messit. Është janari i vitit 2021 dhe epoka e Bartomeu tashmë ka përfunduar disa muaj më parë.

“Barto, nuk mund të jesh kaq i sjellshëm me këtë miun e kanalizimeve. Klubi i dha atij gjithçka dhe ai na e shpërbleu duke vendosur një diktaturë nënshkrimesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh. Ai nuk ishte i gatshëm të ulte rrogën e tij në kohën e pandemisë, madje tha që as Suarezit dhe Jordi Albës. Dhe mbi të gjitha akumulimi i shantazheve dhe vrazhdësisë që klubi dhe ne që punojmë për të kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal që ia ka borxh jetën Barcelonës”, tha Ponti në drejtim të ish-presidentin.

Ish-kreu i shërbimeve ligjore Blaugrana më pas zbulon se Messi në vitin 2020 do të kishte bërë presion që të mos ulte pagën e tij dhe të mikut të tij Suarez: “Kur gjërat shkojnë keq (referenca është në vitin e shpërthimit të pandemisë) ju merrni mesazhin mitik: ‘President, uli rrogat e të tjerëve, por mos më prek mua dhe Luisin’. Le të shpresojmë që ai të kalbet mes indiferencës së njerëzve, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë”.

Bartomeu nuk distancohet nga kolegu i tij : “Jam dakord për shumë gjëra, por Barça është e para dhe ky lloj artikulli (ai i El Mundo) dëmton imazhin e klubit”. Në bisedë ngrihet dyshimi se ka qenë presidenti aktual Joan Laporta ai që ka nxjerrë në media të dhënat nga kontrata e Messit, edhe pse Bartomeu nuk është plotësisht i bindur. “Ne e kemi dëgjuar Leon shumë herë, jo gjithmonë, por shumë herë”, vazhdon ish-numri një, i cili përdor tone padyshim më të qeta. “Kjo kontratë pa një pandemi do të ishte plotësisht e pranueshme”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!