Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij ditën e sotme në njësinë e gjashtë zgjedhore, në qendrën e votimit 0816, fshati Zajaz i Kërçovës.
Pas votimit, Ahmeti deklaroi se dëshiron që të ketë një proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore, ndërsa shtoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme “nëse dihet se deri tani kemi përfunduar shumë procese të rëndësishme për rajonin dhe paqen në përgjithësi.”
Ahmeti u shpreh para mediave:
“Hapet faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ç’rast fituesit kanë përgjegjësi historike që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për BE. Do të duhet të punohet në ngritjen e standardit për jetë më të mirë, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Do të thotë, do të ketë punë të madhe që të plotësohen kërkesat dhe pritjet e popullit. Unë jam i bindur se do të arrijmë. Dihet platforma e ynë, pres fitore në kampusin shqiptar.” /abcnews.al/