Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, theksoi se goditja që i ka dhënë mbiçmimi i lekut buxhetit të shtetit, ka qenë rreth 3.6 miliardë lekë. Megjithatë ministri Ahmetaj sqaroi se po tregohen të kujdesshëm që të kenë shtrirje të gjerë në treg dhe menaxhim të kujdesshëm të borxhit.
Nuk ka asnjë dyshim ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në rritjen ekonomike në vend.
“Për tremujorin e parë të 2018-s sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rritje prej 4.45%, ku kontributin kryesor e dha energjia”.
Në veçanti të dhënat për eksportet tregojnë për një rritje prej 18.4%.
“Këtë kemi parë në muajt e fundit me gjithë lëvizjen në kursin e këmbimit eksportet janë rritur që do të thotë eksportet kanë rritur produktivitetin dhe kemi një rritje 7% te importeve. Edhe pse me gjithë goditjen që kanë marrë nga luhatjet e kursit të këmbimit”.
Ka vend edhe për të treguaj kujdes, sipas ministrit Ahmetaj dhe ky është menaxhimi i borxhit.
“E vetmja goditje në të ardhura është kursi i këmbimit që shkon në 3,6 miliardë lekë. Ne kemi bërë një analizë për nevojat e financimit dhe shtrirjes se nevojave ekonomike. Ne duam të kemi një shtrirje në treg po bëjmë një menaxhim borxhi të kujdesshëm. Unë besoj që ne kemi bërë shumë mirë që po skanojmë kontratat e koncesionit”.
Në konferencën për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë sqaroi edhe vazhdimin e procedimit me taksën e pronës sipas të cilit në 1 Janar 2019 ka vetëm një metodologji dhe taksa vazhdon të mblidhet./abcnews.al