Ahmetaj për programin e PD: Rrezikohet marrja e pensioneve, paratë u shkojnë oligarkëve

schedule11:47 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:47 - 2 Shkurt, 2021

Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat këtë të martë ka komentuar programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Ahmetaj në fjalën e tij ka theksuar se një plan i tillë ekonomik është një dështim i plotë përsa i përket ekonomisë së vendit, nëse ai vihet në zbatim Shqipëria falimenton.

Për ministrin programi i Partisë Demokratike për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18%, është tallje me shqiptarët.

LEXO EDHE: Rama: Programi i PD i dobët si Basha, do të rishikojmë taksën 23% për pagën

“Kemi bërë një analizë të detajuar të të ashtuquajturit program. Rikthimi i taksës së sheshtë ngarkon shtresën e mesme, liron dy grupe nga një shifër e konsideruesshme. Cila është arsyeja që nëpërmjet taksës së sheshtë do të ikin para nga buxheti? Nuk u fol asnjë fjalë për rindërtimin. Gjithë ky diskutim për oligarkët është bolori politike, por tek letra e shihni 140 mln dollarë u shkojnë atyre. E dyta është habi e madhe është ulja nga 24 në 18 e kontributit. Kjo do ishte habi ekstreme dhe e pakuadruar në shifra. Kjo do të thotë që në një ditë shqiptarët mos të marrin dot më pension. Është tallje ndaj shqiptarëve, të çon defiçitin e skemës në 830 mln dollarë dhe prish komplet reformën. Nëse kontribuoni sot, nuk keni garanci se do të merrni pension. Përtej kësaj kemi gjithë heqjet e taksave. Jam gati të përballem me ju dhe këdo; që kyp program të funksionojë duhet të rritet ekonomia me 20%. Me një trajektore normale është e pamundur. Më kujtohet platforma e dikurshme e qeverisë së PD me Suden; me ne fitojnë të gjithë. E dini që rritet borxhi dhe defiçiti. Ata dy tre që marrin vesh aty ku do i gjejnë 3.4 mld dollarë. Do prodhojnë tek SHQUP-i para”, ka thënë Ahmetaj./abcnews.al