Ahmetaj: Në 2021 borxhi 60%. Opozita: “Harruat” kostot e konçesioneve PPP

schedule15:18 - 10 Nëntor, 2017

schedule 15:18 - 10 Nëntor, 2017

Shqetësimi se plani i investimeve 1 miliardë euro do të rrisë fshehurazi borxhin u theksua gjatë diskutimeve për borxhin publik të vitit të ardhshëm në komisionin e ekonomisë. Opozita kërkoi që financimet partneritet publik – privat të njihen si borxhe.

Ministri i Financave ka theksuar në Komisonin Parlamentar të Ekonomisë se vitin e ardhshëm, borxhi publik do të ulet me 2.8%, ndërsa pas katër vitesh të zbresë në 60%.

Gjatë diskutimeve të borxhit, dhe defiçitit buxhetor për 2018-ën, pjesë e debatit u bënë edhe konçesionet, të cilat opozita kërkon të njihen si borxh.

Duke theksuar se ka janë shlyer borxhet e vjetra, ministri i Financave vuri shqetësimet për ecurinë e investimeve publike.

Ministri Ahmetaj vuri ne dukje se qeveria nuk ka krijuar borxh të ri, dhe ka qenë efektive në shpenzimet buxhetore. Një fakt i mohuar nga nënkryetarja e komisionit Tabaku, e cila theksoi se Ministria e Financave ka financuar edhe projekte te panisura.

Komisioni i Ekonomisë vijon diskutimet mbi projektbuxhetin 2018, në fokus të seancës së sotme është deficiti buxhetor.

Në lidhje me buxhetin, ministri pranoi se bashkitë kanë probleme të mëdha në menaxhimin e financave dhe nuk paguajnë huatë e marra.

Tre nga rreziqet e mundshme për buxhetin sipas Ahmetajt janë mundësitë e financimit, luhatja e normave të interesit dhe kursit të këmbimit.

Shpenzimet në investime vitin e ardhshëm janë 5.2% e buxhetit, ndërsa Ahmtaj theksoi se nuk do të nisin projekte për të cilat nuk është i disponueshëm të paktën 20 % e fondit të nevojshëm./abcnews.al

 

https://youtu.be/LzU1biH3j1M

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!