Para se të niste protesta e biznesit të vogël, ministri i Ekonomisë e Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar një komunikim me gazetarët mbi pretendimet e këtij biznesi. Ai ka mbrojtur vendimin e qeverisë për uljen e pragut të vetëdeklarimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2 milionë lekë të reja, duke thënë se kjo masë nuk rrit çmimet e as koston për biznesin e vogël./abcnews.al