Ahmetaj kritikon buxhetin 2020: Nuk ka rritje pensionesh, as pagash, nuk bëni rrugë të reja

schedule14:47 - 13 Nëntor, 2019

schedule 14:47 - 13 Nëntor, 2019

Ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj kritikoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm të paraqitur nga qeveria, duke thënë se ai nuk mund të veçohet për asgjë, pasi nuk ka rritje pagash e pensionesh, e as ndërtim rrugësh të reja. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë tha se investimet publike janë ulur ndjeshëm dhe se ministria e infrastrukturës duhet të paguajë borxhet që ka.

Tashmë një vit jashtë qeverisë, Arben Ahmetaj, nuk i kursen asnjë kritikë pasardhëses së tij, Anila Denaj. Projektbuxheti 2020 për kryetarin e komisionit të ekonomisë, nuk mund të veçohet për asgjë.

Ahmetaj ngre shqetësimin se qeveria nuk do ta ndihmojë ekonominë përmes punëve publike. Sipas ish ministrit, edhe rrugët në ndërtim, po shtyhen.

Porosi urgjente për qeverinë është shlyerja e borxheve. Ahmetaj tha se për herë të parë, vendet e reja të punës në sektorin jo bujqësor, nuk e kanë kaluar më shumë se 5000 të tilla, duke mos arritur objektivat. /abcnews.al