Ahmetaj: Koncensionet me PPP, do hiqet oferta e pakërkuar

schedule14:20 - 31 Korrik, 2018

schedule 14:20 - 31 Korrik, 2018

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka  nxjerrë para mediave ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, për të sqaruar se çfarë e dallon këtë qeveri me atë që sot është në opozitë. Për ta sqaruar thjeshtë zgjodhi investimet në infrastrukturë.

“Nëse do t’i lemë të gjithë qytetarët e Dibrës dhe Shqipërisë të presin derisa buxheti të bëhet gati do suhen 15 deri në 20 vjet. Atëherë çfarë bën qeveria? Qeveria vendos të thërrasë si partner aktorët privatë në mënyrë që rrugën që qytetarët e Dibrës do ta kishin vetëm pas 15 apo 20 vitesh ta bëjnë të mundur ta kenë rrugën brenda 3 vitesh”, tha Ahmetaj.

Parneriteti Publik Privat është një zgjedhje për t’i bërë qytetarët shqiptarët me rrugë brenda një kohe të shkurtër sipas numrit një të financave, një metodë që përdoret në të gjithë botën.

“Ky është thelbi i një koncesioni. Koncepti i PPP-ve është ky, pra në konceptin e rrugëve ka një infrastrukturë që është e nevojshme për vendinj. Nuk e bëjmë dot me buxhetin e shtetit, ftojmë privatin për ta bërë dhe afrojmë rrugën nga 20 vjet që  nuk ishte e mundur në dy apo tre vite menjëherë”, tha ministri.

Ministri Arben Ahmetaj njoftoi se së shpejti do të depozitojë në Kuvend një projektligj që në thelb heq mundësinë e ofertës së pakërkuar në disa sektorë, sidomos në infrastrukturë.

“Që do të thotë se duke filluar ndoshta mesi i vitit tjetër nuk do të ketë më oferta të pakërkuara kryesisht në infrastrukturën rrugore, pra do të ketë vetëm oferta të kërkuara”, u shpreh ministri.

Puna e qeverisë matet edhe me nivelin e borxhit publik, sipas ministrit Ahmetaj dhe e thënë me gjuhën e shifrave mundësitë për uljen e tij janë reale.

Mundësia që borxhi të shkojë në 67% në fund të këtij viti dhe në 65% në fund të vitit tjetër janë reale”, tha ai.

E sa i përket pikpyetjeve për klimën e biznesit në Shqipëri, ministri i Financave dhe Ekonomisë duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit tha se celësi është zbatimi i reformës në drejtësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!