Ministri i Ekonomisë dhe Financave ishte në Rrogozhinë, ku gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës foli për funksionimin efficient të subvencionimit te fermerëve nga shteti si dhe planet e afërta për përmirsimin e infrastrukturës.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në Rrogozhinë gjatë turit të llogaridhënies ka theksuar se numri i fermerëve që do të marrin mbështetje financiare nga AZHBR për bashkinë Rrogozhinë dhe Kavajë, kap shifrën e 92% të atyre që kanë aplikuar.
“Kur erdhëm para dy muaj e gjysmë folëm për investimet dhe mbështetjen në bujqësi dhe janë gati pak më pak se 60 fermerë në gjithë bashkinë e Rrogozhinës që kanë dalë fitues në raundin e parë për mbështetje nga AZHBR, pra subvencion nga shteti. Dhe në të gjithë zonën e Kavajë-Rrogozhinës janë gati 127 fermerë që kanë fituar të drejtën për mbështetje.Besoj që është shumë e rëndësishme edhe për punësimin, edhe për ekonominë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në zonën e Rrogozhinës të ketë mbështetje që 60 fermerë të marrin subvencione. Në Kavajë maksimumi 8 veta në vitet e kaluara, deri në 10 veta”.
Ahmetaj foli edhe për infrastrukturën në zonë, ku dy vitet e fundit i sheh produktive ashtu si parashikon edhe planifikimet për investime në 2019-n për rrugën Kashar – Rrogozhinë.
“Besoj në krye të tre – katër viteve, zona do të jetë krejtësisht ndryshe, sepse Tiranë-Rrogozhinë do të jetë për 15-20 minuta, Rrogozhinë-plazh nëpërmjet Vilë Bashtovës, apo edhe hyrjes në anën tjetër, do të jetë maksimumi 15-20 minuta”.
Kjo pritet jo vetëm të thjeshtojë trafikun në Shqipëri, por edhe të sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik në zonë./abcnews.al