Ahmetaj: 3.8% mendohet rritja ekonomike për vitin 2017

schedule14:50 - 15 Janar, 2018

schedule 14:50 - 15 Janar, 2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë konferencës së parë për shtyp për këtë vit deklaroi  se ekonomia shqiptare po Ii afrohet gradualisht nivelit të potencialit. Ahmetaj theksoi se konsumi privat dhe investimet po shkojnë në një rritje prej 4.2 për qind të planifikuar për vitin 2018. Përsa i përket rritjes ekonomike ministri i financave u shpreh se Shqipëria renditet në vendet me rritjen më të lartë në rajon, dhe viti 2017 në 12 mujor mendohet të shkojë me një rritje prej 3.8%.

Lidhur me nivelin e papunësisë, Ahmetaj tha se në tremujorin e trete të 2017 papunësia ka rënë nga 17.6%  në 13.6 % dhe ka shënuar rritje pjesmarrja e forcave të punës. Nëpërmjet ndërmjetësimi nga zyrat e punës, ministri i Financave deklaroi se numri i punëkërkuesve të papunë ka shkuar në 90 mijë për vitin që lamë pas, ndërkohë janë punësuar 23 mijë prej tyre. Për sektorin e Energjetikës Ahmetaj theksoi se në 2017 pati një rënie me 30 % për shkak të thatësirës.

Në komunikimin me gazetarët, Ahmetaj tha se duhet të mbështesim arsimin profesional dhe se qeveria po drafton një akt-nënligjor për të detyruar të gjithë punë-kërkuesit e papunë të ndjekin kurse kualifikimi .

Së fundmi Ahmetaj u shpreh se viti 2018 do të ndiqet me investime të shumta në turizën, ndërtim  dhe bujqësi./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!