Agroturizmi/ Rama nga Thethi: Do bëjmë sistem më të lehtë taksimi. Vota ndryshe në Shkodër solli ndryshim

schedule14:29 - 30 Qershor, 2024

schedule 14:29 - 30 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama tha nga Thethi se për bizneset në agroturizëm, TVSH do të jetë 6%.

Kreu i qeverisë deklaroi se do të bëhet një sistem më i lehtë taksimi, teksa shtoi se vota ndryshe në Shkodër, ku bashkinë e fituan socialistët, solli ndryshim.

“Ne nuk duam si shtet, lekë nga ju. Edhe ato pjesë, ne, në zonat malore të specifikuara, do ta fillojmë nga ky park kombëtar do bëjmë sistem më të lehtë taksimi. Sot, tipikisht, ju do të paguani TVSH 20%, nëse certifikoheni si agroturizëm, duke pasur titullin e pronës, do paguani TVSH 6%. Ndërkohë që, tatim fitimin, e keni 0% si biznes i vogël. Duam t’ju heqim çdo taksë për lejet e ndërtimit, për çdo gjë. Në zonat me këto potenciale, njerëzit do kthehen gjithmonë e më shumë. Llogaria del më mirë këtu sot, unë ju them, do të angazhohemi siç jemi angazhuar, por tani, shumë nga gjërat e ngatërruara, i kemi çuar në pikën që po zgjidhet. Shumë gjëra ishin vënë në vijë, prandaj erdha. Kjo është e vërteta. Ne nuk kemi zgjedhje për bashkinë, i kemi bërë, por pa Benetin, pa Bashkinë e Shkodrës nuk do bëheshin këto punë. Vota nuk është tifozllëk. Partinë mbaje në zemër, flej me flamurin, ata ta zgjedhiu vetë kryetarin, por kur vjen puna tek vota, qeverinë, qeveria i bën punët. Po të mos i kishin thirruir mendjes demokratët, ne na duhet Shkodra, nuk do ishin bërë këto gjëra. Partitë shkojnë e vijnë, përveç tonës”, theksoi ai./abcnews.al