Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”. Ai tregoi se si u fut në politikë. Shehaj tha se hyri në politikë në një moment që kishte artur sukses në biznes.
Shehaj deklaroi se e ka ndjekur vazhdimisht politikën në Itali dhe Shqipëri. Ish-deputeti mendon se politika është e rëndësishme, sepse vendos për fatet e vendit.
“Mua më ka propozuar kryetari, Basha. Më prezantoi dikush. Ishte prezantim jo me qëllime kandidimi. Gjashtë muaj para zgjedhjeve të 2017-s. Mua më pëlqen të mendoj se më ka parë vlerat jo pasuritë. Më tha “Agron Hajde. Pa kushte, pa asgjë. Je totalisht i lirë”.
Jo nuk jam penduar. Politika është një sfidë e jashtëzakonshme. Në momente dukem naiv, ose vendimi mund të ketë qenë naiv kur e kam marrë. Edhe kur e kam hapur biznesin më dukej naive me synimet që kisha dhe me qëllimin që kisha, por mendoj se nuk ka gjë më të bukur se sa të punosh për vendin tënd dhe jo vetëm për vete. Kam një përfitim. Përfitimi i të bërit një punë të mirë”, tregoi Shehaj, sipas të cili politika është shumë e ngjashme me biznesin./abcnews.al