Rafaela Pimenta, agjentja e Erling Haaland, foli për destinacionet e preferuara për lojtarët.
“Premier League është një nga këto destinacione, por ësht edhe Real Madrid. Reali ka diçka që e bën atë vendin e ëndrrave për lojtarët. Madridi e mban gjallë këtë magji”, tha ajo.
Ajo ka shpjeguar më pas planet që bënë një agjenci në lidhje me lojtarin, klientin e tyre dhe gjithmonë mendojnë për të mirën e tij.
“Daily Mail” ka interpretuar fjalët e Rafaela Pimenta duke thënë se se ajo ka konfirmuar se tashmë po planifikon largimin e sulmuesit norvegjez nga Manchester City, duke i hapur derën një nënshkrimi ëndërr për Real Madrid.
Kujtojmë se spanjollët kanë qenë të interesuar për Haaland dhe ndoshta sot e kësaj dite ai interesim nuk është shuar./ h.ll/abcnews.al