Agjenti i shërbimit sekret rus arrestohet nga policia ukrainase

schedule18:00 - 11 Nëntor, 2024

schedule 18:00 - 11 Nëntor, 2024

Një burrë që punonte për shërbimin sekret rus është arrestuar në verilindje të Ukrainës, ka thënë policia kombëtare e Ukrainës.

Në një postim në X, forca tha se 50-vjeçari ishte përpjekur të mblidhte dhe dorëzonte vendndodhjet e ushtarëve ukrainas tek trupat ruse.

“Agjenti duhej të zbulonte koordinatat e zonave të fortifikuara, pozicionet e zjarrit të artilerisë dhe sistemet e raketave anti-ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilat mbrojnë kufirin e Ukrainës me Federatën Ruse”, thuhet në deklaratë.

“Në rastin e marrjes së gjeolokacioneve aktuale të forcave të mbrojtjes, pushtuesit planifikonin t’i sulmonin ato nga ajri, duke përfshirë raketa dhe dron kamikaze.”

Ai tha se burri po mbahet në paraburgim dhe përballet me burgim të përjetshëm.