Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agjenti i Kvaratskhelia hap dyert për një largim nga Napoli, Barcelona dhe PSG vëzhgojnë situatën

schedule10:43 - 27 Shkurt, 2024

schedule 10:43 - 27 Shkurt, 2024

Mamuka Jugeli, agjenti i sulmuesit të Napolit, ka folur edhe një herë për fatin e Kvaratskhelia. Ylli gjeorgjian përflitet se mund të jetë i lidhur në të ardhmen e afërt me klube si Barcelona apo PSG.

Real Madrid është shumë pranë nënshkrimit të Kylian Mbappe dhe, rivali i tyre i përjetshëm, Barcelona është në kërkim të një profili të ngjashëm për të mos qenë inferior në skuadër.

Kështu, Joan Laporta dhe bordi drejtues i klubit katalanas po vëzhgojnë rreth e rrotull për një përforcim të madh. Në horizontin e Barceloinës, rishfaqet profili i 23-vjeçarit të Napolit, Kvicha Kvaratskhelia.

Çmimi i kartonit të tij është përtej mundësive financiare të klubit spanjoll, pasi vlera lojtarit mund të kalojë 100 milionë euro. Kështu, Mamuka Jugeli, agjenti i Kvara-s, ka bërë një rrëfim interesant për të ardhmen e lojtarit gjeorgjian.

“Barcelona dhe PSG? Sigurisht që ka edhe oferta për të nga klube të mëdha. Ende asnjë propozim? Në maj do të jetë gjithçka më e qartë”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!