AMF evidenton 1400 fëmijë në situatë rruge

schedule16:36 - 20 Nëntor, 2017

schedule 16:36 - 20 Nëntor, 2017

Në dy vite, Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijeve ka evidentuar 1400 fëmijë në situatë rruge. Vetëm 200 prej tyre janë ndihmuar nga shërbimet sociale. Shifrat u deklaruan nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Ditën Universale të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Mund të mungojë në shkollë, por jo në qendër. Ky 11 vjeçar na tregon se ka një arsye të fortë që vjen këtu shpesh edhe me të motrën katër vite më të vogël.
Ishte zgjidhje për prindërit gjashtë vite të shkuara. Vijon të jetë edhe sot.
Shpesh iu vjen në ndihmë, por nuk dëshiron që të tjerë fëmijë të kenë fatin e tij.
Në këtë qendër sociale marrin shërbime rreth 50 fëmijë në vështirësi ekonomike, në situatë rruge apo me probleme sociale, por numri i atyre që kanë nevoja të tilla është shume më i lartë se kaq.
Vetëm dy vitet e fundit, Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijeve, sipas Minsitrisë së Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale ka evidentuar rreth 1400 fëmijë.
Ministrja vizitoi këtë qendër në Ditën Universale të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve./abcnews.al

 

https://youtu.be/OZWEUkQoYW0

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!