Afrika përmes fotove

schedule12:33 - 21 Prill, 2021

schedule 12:33 - 21 Prill, 2021

Nga përgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit, te zbulimi i veprave historike deri te lumturia e njerëzve të thjeshtë me kënaqësitë e vogla të jetës, kjo javë për afrikanët ka qenë intensive.

Më poshtë janë disa nga fotot më të spikatura të javës në Afrikë.

Një djalë ka mbuluar  fytyrën e tij me rërë ndërsa luante në plazhin Lido në Mogadishu, Somali.

Të martën, një shitës ka pozuar me krenari në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis.

‘Fenerët e Ramazanit” janë në shitje në këtë dyqan në Kajro, Egjipt

Në Zimbabve, besimtarët marrin pjesë në lutjet e së premtes në një xhami në Harare .

Një person lutet i vetëm në Xhaminë Nizamiye në Johannesburg, Afrika e Jugut.

Të Shtunën një ditë para zgjedhjeve në Çad, mbështetësit e Presidentit Idriss Deby mblidhen në kryeqytetin N’djamena. Presidenti Deby mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak në 1990 dhe  kërkon rizgjedhjen për një mandat të gjashtë.

Fëmijët pikturojnë një muralen e kryeqytetit të Kenias, Nairobi

Dy demonstrues të vegjël anti-qeveritarë me flamurin Algjerian ecin në rrugët e Algjerisë

Një burrë përpiqet të ngjitet në një gardh që ndan Afrikën nga Europa – në njërën anë është Maroku, dhe në anën tjetër është enklava Spanjolle e Ceuta.

Kjo vazo  është zbuluar në Qytetin e  Artë të Humbur …

Vendi, i cili u zbulua  nga arkeologët egjiptianë pranë Luxor  daton rreth 3,000 vite nga mbretërimi i Amenhotep III.

 Një burrë zhytet në det në Cape Verde