“Afera ÇEZ-DIA”, prokuroria kërkon pushimin e çështjes së Kastriot Ismailajt

schedule15:18 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:18 - 10 Tetor, 2019

Prokuroria e Tiranës ka kërkua pushimin e çështjes së ndarë për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.

Prokurori Sajmir Hysi kërkon pushim të çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se kanë kaluar afatet e parashtrimit të ndjekjes penale dhe e nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Gjykata penale vendosi që të shtynet procesin e sotëm pasi  mungonte prokurori Sajmir Hysi. Biznesmeni Ismailaj po vuan dënimin me 11 vite burg për akuzën  “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe mashtrim me pasoja të rënda”.

Kjo çështje është ankimuar në Gjykatën e Lartë, nga avokati i Ismailajt ,Arbër Hoxha. Gjatë kohës kur ishte nën hetim Kastriot Ismailaj u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.

Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollarë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!