Aeroporti i Vlorës, qeveria vendim për përzgjedhjen e konsulentit

schedule12:06 - 22 Mars, 2018

schedule 12:06 - 22 Mars, 2018

Dy muaj pas bërjes publike të interesit që shprehën tre kompani turke të bashkuara në një të vetme për të ndërtuar aeroportin e Vlorës, qeveria miratoi këtë të mërkurë një vendim që autorizon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përzgjedhe përmes një procedure të përshpejtuar konsulentin që do asistojë në negociimin e kontratës me konsorciumin turk.

Edi Rama: “Brenda katër vjeçarit të kemi flurimin e parë”

5 muaj pas këtij premtimi, qeveria merr vendimin që autorizon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përzgjedhje përmes një procedure te përshpejtuar konsulentin që do asistojë në negociimin e kontratës me konsorciumin turk për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Dy muaj më parë tre kompani të bashkuara në një të vetme shprehën interes për të ndërtuar aeroportin në jug të vendit me një kosto 100 milionë euro.

Qeveria miratoi me procedurë të përshpejtuar vendimin që autorizonte një komision të posaçëm për të hyrë në negociata me konsorciumin turk, pjesë e të cilit do të jetë edhe konsulenti, që do të përzgjidhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aeroporti i dytë në Shqipëri do të ndërtohet në fushën e ish-Aerodromit Ushtarak të Akërnisë, një territor prej 4.5 kilometra gjatësi, me gjerësi 1.5 kilometra. Kjo zonë, që ndodhet përgjatë bregut të detit të Vlorës është parashikuar të shërbejë si një nga pikat, e cila do të tërheqë një numër të madh turistësh.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka thënë se aeroporti i ri që do të ndërtohet do të jetë më i madh se ai i Rinasit, që ka një gjatësi piste prej rreth 2.8 kilometra dhe që gjatë vitit të shkuar trajtoi mbi 2.6 milionë pasagjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!